Ligji, BSH do të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve të bankave

banka-e-shqiperise-1

Banka e Shqipërisë do të ketë së shpejti ligjin që i lejon të ndërhyjë për rimëkëmbjen e bankave të nivelit të dytë, të cilat kanë probleme financiare. Ligji synon menaxhimin e nivelit të rrezikut në sektorin bankar pas krizës së fundit financiare në botë.

Banka e Shqipërisë thotë se ky ligj e bën atë ndër bankat me legjislacionin më të mirë në rajon për menazhimin e krizave. Ligji do t’i shërbejë BSH-së për:

(i) planifikimin e rimëkëmbjes së bankave në raste të vështirësive financiare;
(ii) ndërhyrje në një fazë të hershme në banka në rastet e problematikave të tyre;
(iii) zgjidhjen e bankave me probleme nëpërmjet alternativave më pak të kushtueshme për publikun dhe kufizimin e zgjerimit të efekteve negative në sistemin financiar shqiptar.

Sipas Bankës së Shqipërisë situata bankare në vend është e qëndrueshme dhe BSH analizon në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e bankave të nivelit të dytë për të matur qëndrueshmërinë e tyre.

Pin It