Makinat, 30% e shqiptarëve nuk paguajnë sigurimet vjetore

Rreth 30% e automjeteve në territorin shqiptar nuk kanë paguar taksat dhe as sigurimin e detyrueshëm ndaj aksidenteve gjatë vitit 2015. Sipas Ministrisë së Transporteve 146 mijë makina nuk kanë shlyer detyrimet vjetore për vitin që lamë pas.

Të dhënat nga kjo ministri tregojnë se vetëm 27.9% e makinave të rregjistruara në vitin 2015 kanë paguar taksat vjetore dhe sigurimin për aksidentet. Ndërsa pjesa tjetër rezultojnë të pasiguruara.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare numri total i mjeteve të siguruara arrin në 388 mijë. Kompanitë e ndryshme ankohen se iu duhet të paguajnë shuma të mëdha në rast aksidentesh, sepse mjetet nuk paguajnë taksat vjetore.

 

Pin It