Zhvlerësimi i Paundit, rënia ndihet edhe në tregun shqiptar

paund

Monedha britanike shënoi një rënie tjetër kundrejt lekut vendas gjatë ditës së sotme, 28 qershor. Rënia vjen pas zhvlerësimit të madh që pësoi Paundi britanik të premten më 24 qershor pas njoftimit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Sipas kursit të këmbimit valuator të Bankës së Shqipërisë një paund këmbehet me 165.15 lekë, 6.78 lekë më pak se në fundjavë. Rënie të lehtë pësoi edhe euro, e cila ka arritur këmbimin me 137.14 lekë, ndërsa dollari amerikan është rritur duke u këmbyer me 124 lekë.

Pas referendumit që tregoi ditën e premte se 52% e britanikëve kërkojnë daljen nga BE, Paundi ra menjëherë me 8.05 lekë, si pasojë e pasigurisë së krijuar në tregje dhe në bursat ndërkombëtare.

Pin It