Janar-Mars 2016, dërgesat e emigrantëve bien me 10%

monedha euro

Dërgesat e emigrantëve në Shqipëri ranë me 10% gjatë tre muajve të parë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shkak kryesor është kriza në Greqi, ku jetojnë një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë.

Shuma që emigrantët në Itali, Greqi e vende të tjera dërgan në Shqipëri gjatë kësaj periudhe është 128 milionë euro.

Remitancat gjatë viteve të fundit kanë shënuar rënie të vazhdueshme dhe efekti që kjo ka në ekonominë e vendit është i lartë, për arsye se numri i emigrantëve shqiptarë nëpër botë përbën rreth 40% të popullsisë.

 

 

Pin It