Sezoni turistik dobëson valutën e huaj, pritet ulje çmimesh

Valutat e huaja euro dhe dollari kanë humbur vlerën e tyre kundrejt lekut në fillim të sezonit turistik. Rritja e ofertës nga turistët në këtë periudhë të vitit shkakton çdo vit dobësimin e e monedhës së huaj.

Rënia e euros është në dobi të atyre që kanë për të paguar kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujore gjatë sezonit turistik. Gjithashtu kjo dukuri ndikon edhe në uljen e çmimeve në treg, si pasojë e uljes së kostos së importit.

Sipas kursit të këmbimit valuator të Bankës së Shqipërisë dollari këmbehet me 121.9 lekë dhe euro këmbehet me 138.5 lekë, ndërsa vlera vazhdon të bjerë nga dita në ditë.

Pin It