Ekonomi: Valutat kryesore në pozita të kundërta në këmbim me lekun

Fillim viti 2018 i gjen valutat kryesore në pozita të kundërta në këmbim me lekun.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro këmbehet të mërkurën me 0.12 lekë më shumë se në javën e fundit të muajit dhjetor 2017 dhe dollari amerikan ka humbur 0.28 lekë në në tregun e këmbimit valutor vendas.

Largimi i emigrantëve të ardhur në Shqipëri për festat e fundvitit, duket ka nisur të forcojë pozitat e monedhës europiane, e cila u shvlerësua ndjeshëm në javën e fundit të muajit dhjetor duke prekur nivelin e 132 lekëve. Por gjithësesi shprehen aktorët e këmbimit valutor, Euro nuk do të arrijë më nivelin e 140 lekëve që gëzonte në fillim të vitit 2017.

Sipas Bankës së Shqipërisë luhatjet e këmbimit valutor janë brenda parashikimeve të BSH-së, e cila pavarësisht kërkesë-ofertës që përcakton çmimin e valutave në treg, monitoron edhe një sërë treguesisht të tjetrë për stabilitetin e këtij tregu.

Sot një euro shkëmbehet me 133.07 lekë nga 132.9 lekë ishte tre ditë më parë. Ndryshimi i menjëhershëm i vlerës së euros ndaj lekut në Shqipëri ka ndodhur në 2011 kur euro arrit në 140 lekë nga 123 që ishte në 2009.

Një euro e dobët ndaj lekut ka efekteve pozitive për kredimarrësit në euro si dhe mund të sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët pasi pjesa më e madhe e produkteve blihen në tregjet evropiane.

Megjithatë një euro e dobët ndaj monedhës kombëtare sjellë pasoja negative për ekonominë pasi godet eksportet në një kohë që Shqipëria eksporton rreth 70 të totalit të prodhimeve në Evropë.

Po ashtu ditët e fundit të vitit 2017 edhe Dollari është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj lekut shqiptar duke arritur nivelin e 111 lekëve ndërsa vijon zhvlerësimin. Monedha e gjelbër shënoi nivelin më të ulët në fillim të shtatorit kur u këmbye me 110 lekë.

Pin It