Art me filigran, çelet ekspozita e parë e artistes Arlinda Zylari në Kosovë

79820-eh4ThuW7Qa

Stilistja Arlinda Zylari hapi këtë javë një ekspozitë me bizhuteri të punuara me filigran në Muzeun e Kosovës. Ekspozita titullohet “Katër Stinët” dhe përmban rreth 30 bizhuteri origjinale të skicuara nga vetë Zylari.

“E zgjodha këtë titull për ekspozitën pasi në dizajnet e mia mund të hasni simbole të ndryshme, të cilat i përkasin stinëve të ndryshme, si p.sh kategorinë në koleksionin e stinës së pranverës ka varëse që kanë simbole si flutura apo lule në kombinim gjysmë të çmueshëm koral, uniks, zhade. Në kategorinë tjetër në stinën e verës, kam përdorur më shumë korale nga deti, ngjyrën e kaltër, të kuqen që shkojnë në stinën e verës. Në koleksionin e stinës së vjeshtës, bëjnë pjesë punime, të cilat kanë simbole të stinës së bukur të vjeshtës, si gjethe në kombinim me gurë gjysmë të çmueshëm si zhade, korale të kuqe që asociojnë në ngjyrën e gjetheve. Në kategorinë e dimrit, përmban punime me argjend në kombinim me perla të bardha spanjolle, uniks të zi apo detaje që të asociojnë në stinën e dimrit”, shprehet Zylari.

Stilistja shprehet se këto punime ajo nuk i sheh vetëm si stoli, por si vepra artistike me të cilat dëshiron të promovojë artin dhe kulturën shqiptare në rajon dhe më gjerë. Kjo është ekspozita e parë e këtij lloji në Kosovë, por Zylari thotë se do të realizojë edhe një tjetër gjatë këtij muaji.

Pin It