INSTAT raporton përmirësim të lehtë të shifrave të punësimit

Sipas Institutit të Statistikave 16.6% e popullsisë shqiptare është e papunë. Të dhënat i referohen tremujorit të parë të vitit 2016 duke treguar një ulje të lehtë prej 0.74% krahasuar me tremujorin paraardhës.

Krahas kësaj raporti i INSTAT tregon se punësimi u rrit me 5.2% gjatë vitit 2015. Ndërsa gjatë tremujorit të parë të këtij vitit pati një rritje prej 2.1% krahasuar me tremujorin paraardhës.

INSTAT publikoi të dhënat sipas të cilave popullsia në moshë pune në Shqipëri përbën 69.5% të popullsisë totale. Individët aktivë në tregun e punës, pra ata që punojnë ose janë në kërkim të një pune, përbëjnë 65.9% kundrejt 34.1% që janë joaktivë.

 

Pin It