Ekspertët rekomandojnë ndryshimin e 8 orarëshit të punës

work-business

Puna 8 orarëshe me të cilën janë mësuar shumica e njerëzve është jashtë mode për arsye se është joefektive. Ekspertët e karrierës pranë Forbes këshillojnë ndryshimin e këtij zakoni për të siguruar realizimin e punëve më mirë.

“Nëqoftëse ju dëshironi që të jeni sa më produktivë, ju duhet të lini pas këtë ide relike dhe të përshtateni me qasjen e re”- shkruajnë ata në një artikull të fundit.

Të punosh 8 orë në ditë është një zakon i ndërtuar gjatë revolucionit industrial, ndërsa sot pronarët e kompanive kanë filluar të praktikojnë reduktimin e orëve të punës. Ata fokusohen më shumë tek produktiviteti sesa tek orari i punës.

Zbulimet thonë se truri në gjendjen e tij normale funksionon me produktivitet më të lartë, nëse bën pushime të shkurtra prej 15-20 minuta çdo një orë.

Në këtë kontekst disa shtete aplikojnë punën 6 orarëshe.

Pin It