MF do të rishikojë buxhetin për 2016, ekspertët shprehen dyshues

buxheti_1

Ministria e Financave do të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2016. Shpërndarja e shpenzimeve për 4 muajt e parë të këtij vitit nuk u krye në masën e parashikuar, prandaj duhet bërë rishpërndarja e tyre.

Deri në prill të këtij viti, qeveria duhet të kishte shpërndarë 129 miliardë lekë fonde, por nga kjo shifër janë realizuar vetëm 114 miliardë lekë.   Fondet për investimet në veprat publike kanë një rënie prej 2.4 miliardë lekësh krahasuar me planin.

MF duhet të vendosë tani se ku duhet të shkojnë të ardhurat e buxhetit të shtetit, se si ato do të ndahen midis investimeve publike, subvencioneve në bujqësi, punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës etj.

Ekspertët e ekonomisë, Zef Preçi dhe Gjergj Buxhuku, shprehen skeptikë në lidhje me aftësinë e qeverisë për të përmbushur planin. Ata kërkojnë që të merren masa edhe në drejtim të uljes së borxhit publik. Më tej ata sugjerojnë përfundimin e veprave të nisura në infrastrukturë për t’i dhënë oksigjen ekonomisë.

Pin It