BSH: Investimet e huaja pësuan ulje gjatë tremujorit të parë të vitit

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 investimet e huaja ranë me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shkak i kësaj rënieje janë mungesa prej disa vitesh e investitorëve të rinj dhe investimeve të qëndrueshme.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë investimet e huaja gjatëe periudhës janar-mars 2016 ishin 156 milionë euro, ndërsa një vit më parë kjo vlerë ishte 261 milionë euro.

Sektorët në të cilat përqëndrohen investimet e huaja pësuan rënie dhe sektori i hidrokarbureve, i cili zë pjesën më të madhe të investimeve, pësoi rënien më të madhe. Kjo rënie ishte e pritshme, pasi investitori më i madh i këtij sektori, Bankers Petroleum, raportoi ulje të investimeve.

Gazsjellësi TAP dhe HEC-i i Devollit janë dy investimet strategjike që pritet të ndryshojnë mungesën e investimeve të huaja gjatë këtyre viteve. Shkaktarë të kësaj mungese janë çmimi i naftës dhe situata e pafavorshme e biznesit në vend.

 

 

 

Pin It