Çështja e pronave, Këshilli i Europës vlerëson ndryshimet ligjore

Këshilli i Europës vlerëson pozitivisht përpjekjet ligjore të Qeverisë shqiptarë për të zgjidhur çështjen e pronave. Komiteti i Ministrave i këtij Këshilli cilësoi si përparim hartimin dhe zbatimin e akteve nënligjore të ligjit të pronave.

Ky komitet, i cili monitoron në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e çështjes së pronave, vlerëson përshtatjen e Ligjit për Kompensimin e Pronave të shpronësuara gjatë regjimit komunist si një hap pozitiv për zbatimin e vendimeve gjyqësore në këtë fushë.

Themelimi i mekanizmit që përfshin institucione të ndryshme si Drejtorinë e Përgjithshme të Agjensisë, Ministrin e Drejtësisë, Kryeministrin, Komisionin Parlamentar të Financave, atë të Ligjeve, të Administratës Publike dhe të drejtave të njeriut shihet gjithashtu si një veprim i duhur për progresin në zgjidhjen e situatës.

Pin It