Pronat, Strasburgu “rrënon” kontigjencën e buxhetit, PR: Janë kosto për shkak të ligjit të padrejtë  të hartuar nga kjo qeveri

strazburgu

Pesë vendime të dhëna nga Gjykata e Strasburgut në favor t ëish pronarëve shqiptarë kanë rezultuar një faturë e rëndë për buxhetin. Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar pagesat e 22 milion eurove për çështjet e humbura në nëntor 2015 dhe mars e prill 2016 të tilla si “Aliçka Kundër Shqipërisë”, “Karagjozi Kundër Shqipërisë”,

“Rista Kundër Shqipërisë” “Halimi Kundër Shqipërisë” dhe “Sharra Kundër Shqipërisë’’. Vetëm për çështjen “Karagjozi Kundër Shqipërisë”, nga fondi i kontigjencës së buxhetit do të paguhen 5.9 milionë euro. Pas publikimit të vendimeve të qeverisë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Republikane, e cila ka publikuar edhe shifrën totale që është e detyruar të paguajë qeveria për këto 5 vendime. Kreu i degës së Tiranës të PR Blendi Sulaj, në një deklaratë për shtyp, ka thënë se: Qindra vendime të tjera presin për t’u zbatuar dhe të tjera do të ankimohen me qindra milion euro kosto për shkak të ligjit të padrejtë  të hartuar nga kjo qeveri. Sipas republikanëve këto janë para që dalin nga xhepat e varfër të shqiptarëve që paguajnë gabimet e njëpasnjëshme dhe korruptive të qeverisë të Edi Ramës ndaj qeveria duhet të kthejë mbrapsht ligjin e grabitjes dhe të miratojë një ligj që i jep të drejtën pronarëve siç përcaktohet në vendimet e Gjykatës së Strazburgut.

Pin It