Nis rikonstruktimi i qendrës shëndetësorë në Dibër

beqajjjj

Ka nisur rikonstruktimi i qendrës shëndetësore në zonën e Dibrës.

Duke filluar nga pranvera e ardhshme banorët e Dibrës do të mund të trajnohen me shërbime mjekësore më të specializuara. Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj ka parë nga afër nisjen e punimeve dhe tha se mjekët dhe infermierët duhet të kenë kushtet e nevojshme që të kenë produktivitet në punën e tyre.

unnamed (2)

 

Ndërkohë qendrës shëndetësore në Dibër i është shtuar edhe një autoambulancë me të gjitha standardet e cila do të funksionojë për të mbuluar nevojat e banorëve vendas. Sipas Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj autoambulancat do të kryejnë goditje elektrike, elektrokardiograme, si dhe matje të parametrave të zemrës për pacientët me sëmundje kardiake. Sipas tij, kjo lloj aparature mund të zhvendoset atje ku ndodhet pacienti.

gggggg

 

Investimi për rikonstruktimin e godinës ekzistuese të qendrës shëndetësore në Dibër do të mundësohet nga qeveria zvicerane dhe do të kushtojë 90 mijë euro.

Pin It