Lëkundet Librazhdi, disa tërmete të njëpasnjëshme, ndihet edhe në Tiranë

images

Mesnatën e së mërkurës zona e Librazhdit është lëkundur nga disa tërmete të njëpasnjëshme. Tërmeti i parë me  magnitudë 4.2 ballë është regjistruar rreth orës 24 të së mërkurës ndërsa më pas është shoqëruar me 5 pasgoditje më të lehta. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Stëblevë 14 km nga Librazhdi dhe 33 km nga Librazhdi dhe rreth 40 km nga kryeqyteti. Sipas Sizmiologut Rrapo Ormeni tërmeti ka qenë i vogël dhe nuk ka shkaktuar probleme

 

Sipas Sizmiologut Ormeni, tërmete të tillë janë favorizues pasi janë me magnitudë të vogël dhe nuk shkaktojnë probleme duke eliminuar kështu mundësinë që të mblidhet forcë tronditëse më e madhe që të shkaktojnë probleme. Ormeni bën me dije edhe zonat më të prekura të shqipërisë të prekura tërmetet.

Ndërkohë në lidhje me sigurinë e ndërtesave në vend, Ormeni tha se për çdo ndërtim, ndërtuesit pajisen me informacionin përkatës për zonën, ndërsa për ndërtesat mbu 8 kate bëhet studim i posaçëm i truallit

Disa ditë më parë në Itali një tërmet i fuqishëm shkaktoi qindra të vdekur. Ndërkohë Ormeni qetësoi shqiptarët duke thënë se tërmeti në Librazhd nuk ka lidhje me atë në Itali dhe se në ditët në vazhdim nuk priten tërmete të tjera.

Pin It