Kompensimi i pronave, ndryshojnë 4 formularët që plotësojnë ish pronarët

kkk_16833

 

Këshilli i Ministrave vendos të ndryshojë 4 formularët që plotësohen nga ish pronarët për të marrë kompensimin.  Nuk ka ndryshuar pjesa e dokumentave që kërkohen, por ka ndryshon mënyra se si Agjencia e Trajtimit të Pronës, do të bëjë verifikimin e deklaratës.

Me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi disa muaj më parë, ka ndryshuar mënyra se si do bëhet kompensimi i sih-pronarëve, që u janë zënë tokat. Qeveria ka vendosur disa mënyra kompensimi, duke filluar nga ai fizik(me tokë tjetër), deri te kompensimi me lek.
Kompensimi

Të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATPsë brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit.

Në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime. Subjektet që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë do të përfitojnë kompensim nga ky fond, sipas kësaj procedure: a) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; b) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; c) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti, nga kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh.

Pin It