Stomatologët dhe mjekët, ja datat për provimin e ricertifikimit

mjeket_1_1

Stomatologët dhe mjekët do të testohen. Një pjesë e profesionistëve nuk i kanë plotësuar kreditet që kërkohen nga porgrami Edukimi në Vazhdim, që ka miratuar Ministria e Shëndetësisë dhe për këtë do të japin provimin e ricertifikimit. Testimi do zhvillohet nga data 3 deri në 7 tetor.

Për t’u mos u larguar nga puna, “bluzat e bardha” do të testohen, nëse i zotërojnë të gjitha njohuritë për profesionin e tyre. Sipas rregullores pjesëmarrësit në provim duhet: Të jenë të pajisur me dokument identiteti, si dhe me një fotokopje të saj. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.

Datat sipas profileve
Në 3 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Mjekësi Familje, Endokrinologji, Mikrobiologji, Shëndet Publik, Mjekësi ligjore. 4 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Kirurgji, Radiologji, Neurologji, Kardiologji, Biokimi. 5 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Anestezi-Reanimacion, Hematologji, Onkologji, Psikiatri, Reumatologji. 6 tetor 2016 – provimet e Certifikimit për specialitetet: Pediatri, Obstetrikë-Gjinekologji, Urgjenca mjekësore, Ortopedi. Provimi i Certifikimit për Farmacistët zhvillohet pranë Universitetit të Mjekësisë (Departamenti Farmacisë) më datë 6 tetor 2016 në orën 09:00. Provimi i Certifikimit për Stomatologët zhvillohet pranë Fakultetit të Stomatologjisë më datë 7 tetor 2016 në orën 09:00.

Pin It