Kompanitë e fluturimeve do të mbajnë përgjegjësi për vonesat, dëmshpërblim pasagjeri deri në vlerën 4,600 euro

rinas

Kompanitë e fluturimeve do të mbajnë përgjegjësi në rastet e vonesave që u shkaktojnë pasagjerëve, por edhe në rastet e humbjes apo të dëmtimit të bagazheve.

Ministria e Transporteve ka hedhur për konsultim publik Kodin e ri Ajror, i cili përcakton që kompania përgjegjëse për vonesën mund t’i paguajë dëmshpërblim pasagjeri deri në vlerën 4,600 euro. Po ashtu, Transportuesi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në rast shkatërrimi, humbjeje ose dëmtimi të bagazheve të dorëzuara kur këto veprime ndodhin në bordin e avionit apo gjatë periudhës, në të cilën bagazhi i dorëzuar është në përgjegjësinë e tij.

Në rast se përgjegjësia e transportuesit vërtetohet, pasagjerët mund të dëmshpërblehen deri 1100 euro për shkatërrimin, humbjen, dëmtimin ose vonesën e bagazheve.

Në rast e aksidenteve me pasojë vdekjen ose dëmtimin, në bordin e avionit apo gjatë procesit të ngjitjes ose zbritjes, shuma e dëmshpërblimit që duhet të paguajë kompania për çdo pasagjer mund të arrijë deri në 110 mijë euro. – See more at: http://shqiptarja.com/ekonomi/2733/kompanit–ajrore-d-mshp-rblim-deri-4600-euro-p-r-vonesat-377110.html#sthash.s5XiXcWB.dpuf

Pin It