Rregullorja e re, abonentët do të dëmshpërblehen për ndërprerjen e energjisë elektrike

candle

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të miratojë rregulloren për sigurimin e cilësisë së shërbimeve të energjisë elektrike, e cila parashikon dëmshpërblimin e abonentëve në rast të ndërprerjes së parregullt të energjisë. Por ndërsa nisma është diçka, pozitive vlera e kompensimit është tejet modeste krahasuar me dëmin që shkakton mungesa e energjisë.

Nga data 1 shtator 2016 klientët që kaë ndërprerje të energjisë elektrike më shumë se 10 orë në vit në Tiranë dhe 12-35 orë në vit në qytetet e tjera, kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim. Vlera që rregullorja e re përcakton për këtë është 200 lekë.

Sipas rregullores çdo ndërprerje energjie më shumë se 15 minuta quhet ndërprerje e gjatë. Operatori i Sistemit është i detyruar të dëmshpërblejë klientin brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Vlera e dëmshpërblimit duhet të paraqitet në faturë nën emërtimin “Kompensimi i klientit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit të përcaktuara nga ERE”. Klienti ka të drejtë të kerkojë dëmshpërblimin edhe në rrugë gjyqësore.

Pin It