Dremtija 10-20 minuta në drekë rrit produktivitetin e punës

Dhoma gjermane e Punës në Bremen thotë se dremitja pas drekës mund të stimulojë produktivitetin e pasdites në vendin e punës.

Mjaftojnë 10 deri në 20 minuta dremitje në punë. Në qoftë se dremitja shkon më shumë se kaq, personi do të bjerë në një fazë më të thellë të gjumit dhe do të ndihet i lodhur kur të zgjohet.

Ekspertët e dhomës gjermane thonë se nëse pini një filxhan kafe vetëm disa momente para dremitjes, do të zgjoheni i freskët. Kjo ndodh për shkak se kafeina fillon të veprojë vetëm pas gjysmë ore.

Pin It