Studim: Fëmijë që luajnë në smartphone privohen nga gjumi

Shkencëtarët thonë se fëmijët që kalojnë kohë duke luajtur me smartphone dhe tableta flenë më pak se fëmijët që nuk luajnë me to

Çdo orë e kaluar duke përdorur ekranin e telefonit apo tabletës çdo ditë do të thotë 15 minuta më pak gjumë. Studimi i i “Birkbeck”në Universitetin e Londrës ka anketuar 715 prindër të fëmijëve nën moshën tre vjeç.

Ata janë pyetur se sa shpesh fëmijët e tyre luajnë me telefon të mençur apo tabletë dhe si flenë. Rezultatet e studimit treguan se 75% e fëmijëve e kanë përdorur telefonin apo tabletin në baza ditore, me 51% të tyre të moshës mes 6 dhe 11 muajsh dhe 92% të tyre të moshës mes 25 dhe 36 muajsh.

Ndërkohë fëmijët që kanë luajtur me telefona apo tableta kanë fjetur më shumë gjatë ditës, e më pak gjatë natës.

Pin It