Rënie e eksporteve gjatë katërmujorit të parë të 2016

4-mujor

Gjatë katërmujorit të parë të 2016-ës eksportet ranë me 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksporti i lëndëve djegëse dhe mineraleve ra me rreth 42%, i ndjekur nga materialet e ndërtimit me 26% dhe makineritë e pajisjet me 24.7%.

Ndër faktorët ndikues të kësaj rënieje mund të përmenden ulja e çmimit të naftës dhe mineraleve në tregun ndërkombëtar, si dhe moti i pafavorshëm për eksportin e energjisë.

Eksportet e tekstileve dhe këpucëve janë të vetmet që pësuan rritje me 23.6%. Ritmi i rënies së eksporteve u ngadalësua gjatë muajit prill pikërisht për shkak të rritjes së eksporteve të fasonit. Ky sektor përbën 47% të totalit të eksporteve të vendit.

Gjatë muajit prill u rritën lehtazi edhe eksportet e prodhimeve bujqësore si rrjedhojë e afrimit të sezonit veror.

ndryshim

Pin It