Agrobiznesi, panair ndërkombëtar në Prishtinë

agrokos-2016_telegrafi-1200x630

Agrobiznesi shqiptar po merr pjesë këto ditë në Panairin Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit në Prishtinë. Sipërmarrësit shqiptarë në këtë panair synojnë të shkëmbejnë eksperiencat me vendet e tjera si dhe të zgjerojnë hartën e eksporteve të produkteve shqiptare.

Panairi i këtij viti organizohet në datat 20-22 tetor dhe në të marrin pjesë biznese nga Ballkani dhe më gjerë. Organizatorë të qendrës së Panaireve, vlerësojnë se Panairi Ndërkombëtar i Kosovës është me rëndësi për rritjen e shkëmbimeve mes tregut të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pin It