Më shumë se gjysma e eksporteve tona transportohen përmes detit

Volumi i mallrave të eksportuara përmes detit gjatë 9 muajve të parë të vitit u rrit me 9.4 %, krahasuar me vitin e shkuar, duke përbërë edhe 63.2 % të volumit të eksporteve nga Shqipëria.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave, në nëntëmujorin e 2017-s, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.977 mijë ton, duke u rritur me 7.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Porti i Durrësit zë 91,4 %, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë periudhës janar – shtator 2017.

Grupi i  mallrave kryesore të transportuara përmes detit janë produktet metalike, tekstilet dhe makineritë dhe pajisjet./ATA/

 

Pin It