Tasmani, deti që ndriçohet nga algat

Këto foto janë realizuar në Tasmani të Australisë.  Uji kthehet në ngjyrë blu sapo shkelet  dhe arsyeja pse ndodh kjo ka një shpjegim. Ngjyra e shndritshme shpërthen sa herë deti ka valë dhe kjo ndodh për shkak të miliarda algave njëqelizore ose bimët plankton të njohura si “colloquially”, të cilat ndriçojnë sapo ndihen të shqetësuara gjatë dallgëve apo rrymave detare. Kjo sjell një ndriçim blu përreth tyre.

Fotografi Brett Chatwin tha se ka filmuar ngjarjen të shtunën dhe se ishte hera e parë që shihte një pamje të tillë.  Imazhet përrallore realizohen zakonisht në darkë në “Northern Lights” dhe është e vështirë për të përcaktuar se kur dritat e kristalta blu do të mund të kthehen sërish. Ekspertët thonë se ky atraksion i veçantë mund të kthehet në një industri të vogël turistike për Tasmaninë.

Pin It