Ambasadori Lu i lodhur me politikanët shqiptarë, i drejtohet të rinjve

1-j-SC1R8njE1ezuBFP6DnpQ

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu duket shumë qartë se është i zhgënjyer nga politikanët shqiptarë. Gjithmonë aktiviteti i i ambasadorëve të SHBA-ve ka qënë i lartë por Donald Lu ka qënë edhe më i spikatur. Kjo për shkak edhe të një periudhe e cila ka përkuar me reformimin kushtetues të shqipërisë. Ai është parë shpeshë duke negociuar me të gjitha palët për të miratuar reformën në drejtësi e cila është e përgatitur nga ekspertë vendas dhe të huaj, por deri tani nuk ia ka arritur dot.

Së fundmi reforma është caktuar të dërgohet në parlament për ta votuar më datë 21 korrik të këtij viti. Tashmë reforma ka ngelur në atë që quhet pika 88 e cila bën fjalë për vendet e rezervuara të gjyqtarëve. Në këtë pikë pavarësisht rekomandimeve të shumta të bëra nga ndërkombëtarët, Rama dhe Basha nuk kanë arritur në një dakordësi për të bashkuar votat dhe për ta miratuar. Ndërsa së fundëmi edhe LSI duket se ka tentative për tiu shmangur votimit të paketës së reformës. Një shenjë ishte edhe reagimi i deputetit të LSI-së në tweeter të dielën më 26 qershor, pavarësisht se drejtuesit e kësaj partie u distancuan.

Këto të gjitha duket se e kanë zhgënjyer tej mase ambasadorin Donald Lu. Këtë të hënë më 27 qershor Ambasada Amerikane ka publikuar një shkrim te Lu-s i cili I bën thirrje të rinjëve e cila janë e ardhmja e vendit te ushtrojnë presion ndaj politikanëve që të miratojnë reformën në drejtësi. Kjo nuk është hera e parë që kryediplomati amerikan në shqipëri iu drejtohet të rinjëve për një gjë të tillë.

Më poshtë shkrimi i plotë i Donald Lu

Shqiptarët më pyesin shpesh se cilat janë anët më të mira dhe më të këqija të punës sime. Përgjigjja është e lehtë. Ana më e mirë e punës sime është të takohem me studentë të zgjuar. Ana më e keqe e punës sime është të përjetuarit e politikës shqiptare nga afër.

Ndoshta studentët mund t’u mësojnë politikanëve diçka. Shumë njerëz inteligjentë kanë punuar për reformën në drejtësi për gati dy vite. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për pothuajse gjithçka përveç një hollësie të fundit: kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara. Çfarë do të na sugjeronte një nxënës për zgjidhjen e këtij problemi?

Është e thjeshtë. Çdo fëmijë do t’ju thoshte se të dy palët duhet të mos ofendojnë më njëri-tjetrin dhe të mos përdorin më epitete fyese ndaj njëri-tjetrit. Duhet të ulen si të rritur dhe t’i zgjidhin çështjet përmes kompromisit.

Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar.

Mendoj se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra. Nëse opozita dhe qeveria duan të realizojnë një marrëveshje, ne u kemi ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Politikanët nuk është e thënë të marrin idetë dhe sugjerimet tona, por ata duhet ta gjejnë kompromisin.

Nga ana tjetër, ndoshta udhëheqësit e partive politike të Shqipërisë kanë frikë nga kjo reformë dhe nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë marrëveshje. Në këtë rast, u bëj thirrje anëtarëve individualë të Kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme. Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur.

Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë?

Unë kam një kërkesë për brezin e ri të shqiptarëve. Ju bëj thirrje të gjithëve që t’u thoni udhëheqësve që ju keni votuar se e doni këtë reformë. Shkruajini një letër. Bëni postime në median sociale. Flisni me miqtë tuaj. Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit. Bëjuni me dije udhëheqësve tuaj se doni të rriteni në një vend të lirë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Thuajuni atyre se doni që Shqipëria të jetë një demokraci ku zërat tuaj do dëgjohen dhe ku ju do të trajtoheni në mënyrë të drejtë dhe me respekt.

Pin It