Bushati e Bregu: Të miratohet reforma, BE nuk ka kohë të merret me ne

 

bushati-bregu

Pas vendimit të popullit anglezë për daljen nga Bashkimi Europian i Britanisë së Madhe, dhe ndërsa shihet qartë se mes dy kaheve politik PS dhe PD nuk ka një dakordësi përt miratimin e reformës në drejtësi, politika shqiptare nuk e ka fshehur pesimizmin se afrimi i Shqipërisë me unionin do të jetë më i vështirë, pasi zgjerimi nuk do të jetë më prioritet i Brukselit.

Pas vendimit të Britanisë, së paku më shumë se një vitë takimet e nivelit të lartë të BE, në Bruksel do të dominohen nga efektet që do të sjellë referendumi i britanikëve, prandaj për kryediplomatin Ditmir Bushati dhe kryetaren e Këshillit të Integrimit Majlinda Bregu Shqipëria duhet të realizojë në kohë reformat.

Bushati: Vendimi i qytetarëve britanikë për të dalë nga BE është më kulmori, por nuk duhet të harrohet që gjatë këtij viti ne kemi përjetuar një zinxhir referendumesh dhe të gjitha këto zhvillime kanë ndikim të drejtpërdrejtë. Në rast se flasim për detyrat e shtëpisë, refromën në drejtësi, ky është një proces i brendshëm dhe koha i ka kaluar dhe duhet të bëhet një orë e më parë.

Bregu: Pas vendimit të Britanisë tema kryesore do të jetë zgjidhja e këtij problemi të ri, por askush nga ne sot megjithëse nuk e di sa fushata për tu larguar nga BE apo për tu rikthyer në BE do të zhvillohen gjatë kësaj kohe. I vetmi çelës për ta konsideruar integrimin të suksesshëm do të jetrë përqëndrimi tek reformat dhe plotësimi i standardeve së brendshmi.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, më i drejpërdrejtë në shkundjen që duhet të pësojë faktori politik në Shqipëri me këto zhvillime brenda BE dhe me zgjedhjet e nëntorit në SHBA, ishte deputeti i PD, Aldo Bumçi

Bumçi: Kjo zbehje e vëmendjes ndodh kur ne përballemi me çështje shumë të rëndësishme që mund të prodhojnë dy zgjidhje të mëdha ose kriza. Kemi reformën në drejtësi, o do kemi një reformë më konsesus ose s’do kemi reformë, ose do të kemi një krizë, një situatë të helmuar politike. Ose duhet të ndërtojmë një marrëveshje të madhe politike për gjërat kryesore.

Këshilli i Integrimit pati në fokus konferencen e Parisit, ku pritet të diskutohet në terma konkretë për projektet që do përfitojë Ballkani Perëndimor.

Pin It