Haku i dritës së kandilit…

Një natë, një prej ministrave të shtetit Islam hyri tek prijësi i besimtarëve Omer ibn Abdul Azizi. Ata filluan të diskutonin rreth punëve dhe probleme të ndryshme që po përballej shteti Islam. Pasi diskutuan gjerë e gjatë, ndryshuan temën e diskutimit duke folur për gjëra nga më të ndryshmet, por që nuk kishin të bënin me çështjet e umetit. Menjëherë kalifi Omer u çua, fiku kandilin dhe ndezi një tjetër. Ministri u habit shumë, prandaj e pyeti: “Pse e fike këtë kandil dhe ndeze atë tjetrin?”

“Epo “– i tha Omeri, “-Ndërsa po flisnim për problemet e shtetit Islam nuk kishte ndonjë problem, por kur filluam të flisnim për gjëra të tjera, e fika këtë kandil dhe e ndeza këtë tjetrin, sepse nuk bën që për gjërat tona personale të harxhojmë nga pasuria e umetit. Ndërkohë që kandili që ndeza është i imi dhe kështu ne mund ta shfrytëzojmë dritën e tij pa problem.”

Pin It