Hapet në GKA ekspozita “Flas Shqip” e fotografit Roland Tasho

14980667_992583530851500_1971085602937115404_n

Ditën e sotme në Galerinë Kombëtare të Arteve, do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të ekspozitës “Flas Shqip”, të fotografit Roland Tasho. Në këtë ekspozitë vijnë personalitete të Diasporës shqiptare të fokusuar ndër vite në objektivin e Roland Tashos.  Një udhëtim i gjatë i artistit, për të sjellë përmes këtij dokumenti vizual, imazhin e këtyre personaliteteve dhe jo vetëm, nga vendet ku ata punojnë dhe jetojnë.
Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të Samitit të Diasporës dhe do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve, Muzeun Historik Kombëtar dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 17:00 në praninë e Ministrit të Punëve të Jashtme z.Ditmir Bushati dhe Ministres së Kulturës zj.Mirela Kumbaro.

Pin It