Harito:Kush nuk plotësonë formularin e vetëdeklarimit, shkarkohet nga puna

Milena-Harito

Data 5 maj do të jetë afati i fundit për të gjithë punonjësit e administratës për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, në të kundërt do të shkarkohen nga puna. Ministria Milena Harito në një deklartë për mediat tha sot se çdo njeri që nuk ka bërë vetëdeklarimin deri në datën 5 maj që është subjekt i ligjit shkarkohet automatikisht nga puna.

Më tej Harito tha se ajo vetë e ka plotësuar formulatin e vetëdeklarimit dhe duke përdorur eksperiencën personale tha se nuk ka asnjë vështirsi në plotësimin  e tij. Ajo I bëri thirrje të gjithë administratës që mos ta lënë për në minutën e fundit.

Pin It