Milena Harito: portalet të heqin komentet denigruese

harito

Të gjithë drejtuesit dhe administruesit e portaleve informuese do të kenë vetëm 48 orë kohë në dispozicion për të çaktivizuar komentet e jashtëligjshme që lexues të ndryshme lenë nëpër këto portale. Kjo është përcaktuar në ndryshimet që janë bërë në ligjin “”Për Tregtinë Elektronike”. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka organizuar sot paradite një konsultim publik lidhur me ndryshimet në ligjin “Për Tregtinë Elektronike” ndër të cilëve ishte edhe ligji për fshirjen e komenteve me përmbajtje raciste, diskriminuese etj. Në fjalën e sajë Harito tha se ndonëse ligji ka 7 vjet që ka hyrë në fuqi ai njihet shumë pakë dhe se ka pasur probleme në zbatimin e tij. Ajo ka bërë disa propozime për ndryshimin e disa pikave të këtij ligji. Ja se çfarë ka propozuar Harito:

  1. Ndryshimin e titullit, duke qartësuar se ky nuk është thjesht një ligj për tregtinë elektronike po për shërbimet e shoqërisë së informacionit;
  2. Qartësimin e detyrimit të portaleve online (ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit) për të pasur një pikë kontakti të identifikuar;
  3. Vendosjen e rubrikës së raportimit për lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme.
  4. Vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bëjnë çaktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj, nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe atij Civil.
  5. Përcaktimin e organeve mbikëqyrëse të zbatimit të këtij ligji, që në kohën kur ai ishte

 

miratuar në vitin 2009 nuk ekzistonin, si ALCIRT, sektori i krimit kibernetik në polici etj.

Pin It