Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidroenergjetike në Drin

energjia

Reshjet e shumta të këtij fillim muaji kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidroenergjetike në kaskadën e Drinit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën me dije se në hidrocentralin e Fierzës gjendet në nivelin 292.8 m, ndërsa prurjet janë rreth 350 m³/sek. Vetëm në muajin mars niveli i ujit në kaskadën e Drinit është rritur me 3.1m. ndërkohë që edhe në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës po akumulojnë rezerva të mëdha hidrike pasi niveli i ujit është i lartë.
Me qëllim minimizimin e nevojës së shkarkimeve pa prodhim energjie, KESH i ka vënë në punë të plotë të gjithë hidrocentralet dhe plani është që deri në 10 mars të prodhohen 24 milion kilovat orë energji në ditë, duke plotësuar kështu të gjitha nevojat që ka vendi.
Njëkohësisht Korporata ka shitur energji në tregun e pa rregulluar duke hedhur në rrjet rreth 100 milionë kilovat orë për 10 ditët e parë të marsit

Pin It