Mbyllja e “korridorit ballkanik”, pakënaqësi mes shteteve evropiane

korridori ballkanit

Presidenti evropian Donald Tusk, ka thirrur në një samit të jashtëzakonshëm vendet e bashkimit europian dhe Turqinë, për të diskutuar në lidhje me krizën e emigrantëve. Bisedimet e para kanë nisur me Turqinë dhe më pas ato kanë vazhduar me shtetet e BE-së. Në ftesën e Tusk, thuhej se me marrjen e masave ne nivel europian dhe në bashkëpunim me vendet e Ballkanit do të marrë fund problemi i emigrantëve. Por kjo është parë me shumë skepticizëm nga kancelarja gjermane Angela Merkel e cila tha se nuk mund të gjendet zgjidhje përmes veprimeve të njëanshme, ndërsa zëdhënësja e saj, Christiane Wirtz sqaroi se, “për Gjermaninë, mbyllja e korridorit ballkanik është spekulim”.
E ndërsa gjatë drekës bisedohet për bashkëpunimin me Turqinë, në mënyrë që të pranojë kthimin e personave që nuk përmbushin kushtet për azil në Bashkimin Europian, kryeministri grek Tsipras u shpreh i pakënaqur, sepse plani i veprimit për refugjatët nuk është zbatuar deri tani as nga vendet anëtare të BE-së dhe as nga Turqia.
Forcimi i kufijve të jashtëm të BE-së është një temë tjetër e rëndësishme e këtij samiti, ndërkohë që zyrtarë të FRONTEX pritet ende që të zhvendosen në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve helene, sipas konkluzioneve të arritura gjatë samitit të tetorit me Ballkanin.

Pin It