Firmat piramidale që mashtruan shqiptarët, bosi i Vefas rrezikon 4 vjet burg

60266_m

Ndonëse kanë kaluar dy dekada nga koha kur firmat piramidale u vodhën shuma të konsiderueshme parash shqiptarëve, duket se problemet ligjore me bosët e tyre ende s’kanë përfunduar. Vehbi Alimuçaj ish pronar i Vefas rrezikon të dënohet me 4 vite burg për veprën penale pastrim parash. Kërkesa për dënimin e tij është bërë nga prokuroria e Tiranës e cila e akuzon për pastrim parash në vlerën e 328 mijë dollar. Vendimi ndaj tij pritet që të jepet në javën e ardhshme e ndërkohë prokuroria Ndini Tavani ka kërkuar 4 vite burg për Alimuçajn. Për të njëjtën akuzë është dënuar Artan Alimuçaj djali i Vehbiut, ndërsa sipas prokurorisë babë e birë të familjes së bosit të Vefa­s kanë arritur të fshehin në bankat e Hungarisë plot 975 mijë dollar. Të gjitha këto para thotë prokuroria e Tiranës kanë si burgim kursimet e shqiptarëve të investuara në skemat piramidale.

Pin It