Hysni Demiraj, zgjidhet kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë

KLD

Hysni Demiraj ëhtë kryetari i ri i Gjykatës së Apelit në Tiranë me rezultatin 8-2 kundrejt Aludin Malajt i cili mbante pozicionin e Kryetarit të kësaj gjykate deri sot. Zgjedhja e drejtuesit të këtij institucioni ka qenë në pikën 10 të rendit të ditës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deri më sot Demiraj ka mbajtur postin e gjyqtarit në këtë gjykatë. Demiraj ishte në garë përballë Alaudin Malajt, i cili deri më sot ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit. Ai u zgjodh nga KLD, me 8 vota pro, ndërsa 2 anëtarë të tjerë votuan kundër tij. Në procesin e votimit nuk mori pjesë gjyqtari Gjin Gjoni i cili u tërhoq, pas kërkesës së një dite më parë të Alaudin Malajt për përjashtimin e tij nga votimi për shkak të konfliktit të interesit. Gjoni nuk mori pjesë as në procesin e vlerësimit të punës së kreut të Apelit dhe ashtu siç pritej as në votimi e zgjedhjes së kreut të ri, duke dashur t’u shmanget debateve. Po ashtu në mbledhjen e KLD­-së mungoi kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori pasi ndodhet jashtë Shqipërisë si dhe anëtari Vangjel Kosta. Në mbledhjen e sotme të KLD e cila u zhvillua me dyer të mbyllura u votua edhe për emërimin e 6 gjyqtarëve të Gjykatës së Apleit Administrativ. Gjyqtarët e rinj janë: Bernina Kondi, Fjoralba Qinami, Arjan Qafa, Amarildo Laçi, Enkeleida Softa dhe Bari Shyti. Po ashtu nga rendi i ditës është u mor në shqyrtim pika 7, ku është pranuar kërkesa e Sokol Pashos, për t’u kthyer ne detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Tiranës.

Pin It