Dita e mësuesve, Veliaj inauguron ambientet e reja të gjimnazit “Qemal Stafa”

gjimnazi

Duke filluar nga kjo e hënë të gjithë nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” mund të rikthehen për të zhvilluar mësimin në ambientet e këtij gjimnazi i cili iu nënshtrua një rikonstruktimi të ambienteve ekzistuese si dhe një shtese të re të kësaj shkolle. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ka shfrytëzuar ketë ditë të shënuar për historinë e arsimit shqiptarë për të përuruar ambientet e ri konstruktuara dhe ambientet e reja që i janë shtuar këtij gjimnazi. Gjatë ceremonisë së përurimit Veliaj tha se 7 marsi ishte dita më e bukur për të bërë një gjë të tillë.

“Nuk besoj se kishte një ditë më të bukur se ky 7 Mars për të çelur shkollën e re “Qemal Stafa”. Para disa javësh kam inspektuar punimet në këtë shkollë dhe së bashku me drejtoreshën i bëmë një premtim publik njeri-tjetrit, që në datën 7 mars, do të fillojmë mësimin. Tirana ka humbur shumë kohë, ashtu si edhe kjo shkollë, punë që zvarriteshin, kontrata që nuk realizoheshin”

Gjithashtu duke shfrytëzuar këtë ditë të veçantë për mësuesit Veliah ka shprehur mirënjohjen jo vetëm për mësuesit aktual por edhe ata të dalë në pension për kontributin që ata kanë dhënë në arsim.

“Shpreh mirënjohjen për të gjithë ato breza mësuesish, të cilët janë përkushtuar me pasion, që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë edhe duke dhënë mend, jo duke kritikuar, jo duke bërë ‘analistin’, por duke investuar te fëmijët dhe e ardhmja e qytetit tonë”

Punimet për gjimnazin “Qemal Stafa” përfshijnë rikonstruksionin e plotë të ambienteve ekzistuese dhe një shtesë objekti me një sipërfaqe bazë 907 m2. Shkolla tashmë ofron 34 klasa, 5 laboratorë, një palestër të re, sallë mësuesish, sallë mbledhjesh, e disa ambiente të tjera, të cilat u vijnë në ndihmë nxënësve dhe stafit pedagogjik. Godina tashmë ofron gjithashtu dhe ngrohje të garantuar nëpërmjet një sistemi qendror ngrohje.

Pin It