KESH, 2 mln euro për rritjen e kapacitetit të kaskadës së Drinit

hidrocentral

KESH do të shpenzojë 2 milionë euro për rritjen e sigurisë së digave në kaskadën e Drinit në rast të prurjeve të tepërta. Fondi do të shkojë për kryerjen e një studimi në lidhje me kushtet teknike të hidrocentraleve të ndërtuara mbi lumen Drin.

Studimi synon të përcaktojë dhe të rrisë kapacitetet shkarkuese të digave të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Në bazë të rezultateve të tij do të planifikohen edhe investimet e ardhshme në kaskadën e Drinit.

Punimet do të kryhen nga kompania “Fichtner Gjermani” dhe pritet të përfundojnë në janar të vitit 2017. Kompania do të analizojë të dhënat e studimeve të mëparshme hidrologjike, gjeologjike, sizmike e topografike dhe do të bëjë përditësimet e nevojshme.

Bazuar në analizat tekniko-ekonomike të studimit do të përcaktohen alternativat për përdorimin me kapacitet të plotë të kaskadës së Drinit.

 

 

 

 

 

Pin It