Përmeti, atraksioni turistik i radhës në jugun e Shqipërisë

Permeti

Numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Përmetit është dyfishuar këtë vit, duke u bërë një atraksion turistik për shqiptarët dhe të huajt. Qyteti i qetë jugor, i njohur si qyteti i luleve, ofron për turistët bukuri natyrore, kanionet, banjat termale, ajrin e pastër, kuzhina etj.

Turistët e ardhur nga Gjermania, Franca, Austria, Spanja dhe vende të tjera vizitojnë fillimisht qytetin e Përmetit, ku shijojnë gatimet e veçanta të zones, ushqimin tradicional dhe glikotë e ndryshme. Më pas ata ngjisin kanionet, provojnë lundrimin në lumin e Vjosës, ose çlodhen në burimet e njohura kuruese të Bënjës.

Të gjitha këto e kanë rreshtuar Përmetin krahas qyteteve të tjera të jugut si Vlora e Saranda për nga interesi turistik, duke e rritur me 50% numrin e vizitorëve për vitin 2016.

Pin It