Inspektoriati Kombëtarë i Mbrojtjes së Territorit, prish ndërtesat pa leje në Dhërmi dhe Vuno

download

Rreth 28 ndërtesa nga 1-deri në 5 katëshe do të shëmben nga Inspektoriati Kombëtar i Territorit në Dhërmi dhe në Vuno. IKMT vijon aksjonin për të shembur ndërtesat pa leje të cilat zaptojën hapësirat publike. Kryesisht aksioni mësohet se po kryhet në zonat historike të këtyre fshatrave që i përkasin bashkisë së Himarës.

IKMT ka njoftuar se për shkak të terrnit të vështirë ku janë ndërtuar godinat, mjetet nuk kanë mundur të futen ndaj është kërkuar edhe ndihma e ushtrisës. Punimet në këto zona po bëhen nga mjetet e ushtrisë edhe burimet njerëzore të ministrisë së mbrojtjes.

Gjithashtu IKMT ka njoftuar se prishja e disa banesave do të bëhet me shpërthim të kontrolluar me eksploziv. Ky institucion njkofton se procesi I punimeve ka vijuar normalisht pa ndonjë incident.

Pin It