Publikohet lista e tarifave për tapitë e ndërtimeve para 1991

tapite

Të gjithë ata persona që nuk kanë marrë tapitë e ndërtesave të ndërtuara para vitit 1991 duhet të paguajnë tarifa nga 200-600 mijë lekë në varësi të sipërfaqes. Lista e çmimeve të miratuara nga qeveria përfshin edhe sipërfaqen rreth godinës.

Vendimi i qeverisë përcakton gjithashtu kryerjen e verifikimit në terren të të gjitha pronave para kalimit të pronësisë. Kalimi i pronësisë do të bëhet brenda 30 ditëve pas dorëzimit të kërkesës, ndërkohë që në të njëjtën formë do të procedohet edhe me kërkesat që tashmë janë dorëzuar nga qytetarët. Çdo institucion shtetëror është i detyruar të kthejë përgjigje me shkrim brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës.

TABELA
ÇMIMET PËR TRUALLIN QË KALON NË PRONËSI

Për sipërfaqe deri në 100 m2 – 200 mijë lekë

Për sipërfaqe nga 101 m2 deri në 200 m2 – 300 mijë lekë

Për sipërfaqe nga 201 m2 deri në 300 m2 – 400 mijë lekë

Për sipërfaqe nga 301 m2 deri në 400 m2 – 500 mijë lekë

Për sipërfaqe nga 401 m2 deri në 500 m2 – 600 mijë lekë

Pin It