Shteti grek pritet që të lehtësojë procedurat e dokumentave

download (1)

Shteti grek pritet që të lehtësojë  një sërë proçedurash për paisjen me dokumenta të emigrantëve shqiptarë por jo vetëm, të cilët jetojnë në shtetin helen. Në bazë të një projektligji i cili pritet të klalojë në parlamentin grek në fund të këtij muaj, parashikohen lehtësira në aplikimin për leje qëndrimi në greqi për arsye të jashtëzakonshme, për bashkim familjar, si dhe për paisje me pashaporta biometrike dhe karta identiteti të shtetit grek.

Federata e shoqatave të emigrantëve shqiptarë vlerëson se projektligji i ri parashikon që të gjithë ata prindër që kanë sjellë në jetë fëmijë në Greqi dhe nuk disponojnë dokumenta, pavarësisht nëse njëri prej tyre ka apo jo dokumente qëndrimi, do të ketë lehtësime në procesin e legalizmit. Sipas projektligjit, që pritet të trajtohet në parlamentin grek, do të ndryshojë dhe kategoria e lejeve 5 – vjeçare të qëndrimit për emigrantët. Afati i këtyre lejeve do të bëhet 10 – vjeçar.

Ndërkohë që edhe ambasada jonë në athinë tha se duke filluar nga data 3 maj të gjithë emigrantët shqiptarë të interesuar për tu paisur me mjet identifikimi mund të paraqiten çdo ditë pranë Sektorit Konsullor të Ambasadës pa qenë nevoja për të lënë takim paraprak.

Sipas Ministrisë se Brendshme greke vlerësohet se rreth 384.000 shqiptarë kanë përfituar lejet e qëndrimit nga rreth 553.000 emigrantë të huaj që ndodhen gjithësej në Greqi. Në numrin e përgjithshëm të shqiptarëve përfshihen edhe rreth 43 .000  emigrantë shqiptarë që kanë fituar shtetësinë greke.

Pin It