Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, Haxhinasto: Projekti përfundon në 2019

treni-hekurusha

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha se për të përfunduar këtë projekt, duhen 84 ml euro në total dhe i takon palës shqiptare të gjejë format e tjera të financimit për pjesën e mbetur të fondit. Duke u ndalur në terma konkret, Ministri tha se parashikohet që kjo linjë të përfundojë në vitin 2019, dhe përveç linjës Tiranë-Durrës, do të ndërtohet një linjë e re Tiranë-Rinas. Në aspektin rajonal, Haxhinasto tha se po punohet me Malin e Zi, dhe është rënë dakord edhe për një lidhje hekurudhore me Greqinë.

BERZH ka aprovuar një shumë prej 35 ml eurosh për hekurudhën shqiptare, për çfarë do të shërbejë?

Studimi është përfunduar, projekti i detajuar i këtij segmenti. Besoj në samitin e Parisit në 4 korrik, do të bëhet edhe zyrtarizimi i dhënies së këtij granti prej 35 ml euro, dhe do ti mbetet palës shqiptare që gjejë pjesën tjetër për fondin që duhet prej 84 ml euro për të ndërtuar linjën Tiranë-Rinas-Durrës, ose nga buxheti shtetit, ose ndonjë mundësi tjetër financimi që mund të jetë një institucion tjetër financiar ose një bankë.

A do ketë një ristrukturim të hekurudhave, duke qenë se do të marri gjithë këto para?

Mund të them që hekurudha shqiptare do të kalojë një proces reformimi substacial. Do të rioganizohet mbi bazën e kodit të ri hekurudhor, i cili ëhtë përfunduar dhe do të miratohet së shpejti nga Qeveria dhe Parlamenti. Ky organizim i ri, do ti japi mundësi hekurudhës shqiptare që të jetë edhe më e hapur edhe më fleksibël, për të menaxhuar kërkesa për operatorë të ri në treg. Gjë që do të rrisë konkurueshmërinë në këtë transport. Aktualisht hekurudha ka shumë për të bërë, për të shkuar drejt konkurueshmërisë me format e tjera të transportit  veçanërisht me atë rrugor. Ne jemi duke realizuar edhe një studim tjetër, për të lidhur gjithë kalatat e portit të Durrësit me rrjetin hekurudhor, që do të jetë një mundësi më e madhe për këtë lloj transporti. Theksoj se është domosdoshmëri të mbajmë një sy të vëmendshëm në lidhjet ndërkombëtare, jo vetëm në realizimin e infrastrukturës fizike, por edhe në përmirësimin e kuadrit të bashkëpunimit. Konkretisht me Malin e Zi, jemi duke realizuar një numër protokollesh të rëndësishme. Janë realizuar 3 nga 4 protokollet e domosdoshme me Malin e Zi, një detyrë kjo e Samitit të Vjenës mbajtur në prill të vitit të kaluar. Gjithashtu jemi duke planifikuar dhe koordinuar edhe me kolegët e Maqedonisë. Së fundmi kemi edhe një pikë konsensusi me Greqinë për realizimin e një lidhje hekurudhore. Gjë e cila besoj në kuptimin strategjik dhe dokumenteve strategjike të politikave të transportit hekurudhor, do të materializohet së shpejti.

Çfarë parashikon projekti Tiranë-Durrës, linjë të re, trena të rinj, stacione të reja?

Do të jetë një rikonceptim i plotë, duke filluar nga traseja por edhe nga mjetet lëvizëse. Përgjithësisht gjurma e linjës ekzistuese midis Tiranës dhe Durrësit do të ruhet, do të shtohet. Por do të kemi një linjë krejtësisht të re Tiranë- Rinas. Domosdoshmëri është caktimi i terminalit fundor të Tiranës, i cili do të lidhet me stacionin multimodal të Kasharit, për këtë jemi në bisedime me Bashkinë e Tiranës. Dua të vlerësoj gatishmërinë dhe angazhimin e tyre, për ti dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe akomodim të kësaj kërkese brenda planit zhvillimor të Tiranës. Besoj se shumë shpejt do të kemi një konkluzion përfundimtar për vendndodhjen e këtij stacioni.

 

Pin It