HP krijon një kompjuter xhepi

 

fgg

HP zbuloi gjatë Kongresit Botëror të Telefonave një telefon inteligjent Windows 10 që kryen të gjitha funksionet e një kompjuteri.

HP Elite x3 ka 64GB hapësirë të brendshme dhe përmban një bateri me kapacitet 4,150mAh, e cila mund të karikohet me internet me valë. Telefoni përdor gjithashtu verifikimet biometrike, si skaneri për sy në anën ballore dhe ai për gjurmët e gishtave në anën e pasme.

Telefoni Elite x3 cilësohet si ‘kompjuter xhepi’ pasi ofron mbështetje për veçorinë Windows 10  Continuum, e cila e lidh telefonin me Microsoft Display Dock nëpërmjet një USB-je të tipit C, dhe ndërfaqja shfaqet si Windows 10 për kompjuter.

Bashkë me telefonin do të vijnë edhe dy aksesorë të tjerë. Njëri aksesor është “Desk Dock”, i cili përfshin një DisplayPort, dy porta USB-je të tipit C, si dhe një portë me tel Ethernet. Aksesori tjetër shumë i rëndësishëm është “Mobile Extender”, i cili është si një laptop pa procesor, RAM dhe memorie. Thjesht ofron një ekran 12.5 inç, një tastierë, tre porta USB-C dhe një portë micro HDMI.

Pin It