I Pari dhe i Fundmi

Gjithçka që ekziston, si për nga ekzistenca, ashtu edhe për nga krijimi i tyre, mbështetet prej emrit “Euuel-i Pari” të Tij. Argumenti që ato e vijojnë ekzistencën e tyre në këtë formë, apo që çdo gjë që fillon të ekzistojë do të ketë edhe kohën e zbehjes dhe të humbjes së vetisë së të ekzistuarit, rrënimi i çdo gjëje që e ka provuar ekzistencën e saj, zbehja e dritës së gjithçkaje që ndriçon, apo rijetësimi i diçkaje që e ka humbur njëherë gjallërinë e saj, duke qenë se tregojnë për cilësinë e të qenit pasqyra të Tij, na tregon neve se Ai që i ka dhënë këto, duke qenë i pafillim, duhet të jetë edhe i përjetshëm. Ja kështu bashkohen pandashmërisht nga njëri-tjetri emrat “Euuel-i Pari” dhe “Ahir-i Fundmi” të Allahut (xh.sh.).

Pin It