“In Honorem” Kadare sjell në Tiranë përkthyes e studiues të huaj. Vlerësime të larta për të

kulture-1-640x480

Botuesit dhe studiuesit e veprës së Kadaresë nga e gjithë bota janë mbledhur këtë enjte në Tiranë në një aktivitet të organizuar si dëshmi nderimi për veprën e Kadaresë. “In Honorem” Kadare titullohet aktiviteti i organizuar nga Departamenti i Letërsisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës në kuadër të aktiviteteve që përkojnë me 80-të vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Seanca e parë e Konferencës u drejtua nga profesoreshë Floresha Dado, studiuesi Francesko Altimari, dhe kritiku i njohur Petër Morgan.Botuesi francez i Kadaresë, u shpreh gjatë konferencës se vepra e Kadaresë ka qenë një mesazh i vazhdueshëm që u jepej shqiptarëve për demokracinë, ndërsa diktatura e kuptoi dhe e dënoi për nëpunësin e “Pallatit të ëndrrave” Erik Faye u shpreh më tej se Kadare e meriton Cmimin Nobel. “Kadare nuk është shkrimtar i një vendi të vogël, por është një shkrimtar i madh nga një vend i vogël. Për këtë arsye të shkruarit e veprës së tij përbën një rekord shumë të madh për letërsinë. Ai ka shkruar në një nga diktaturat më të egra, ku ishte e pamundur të shkruaje dhe ai për këtë arsye ka arritur të bëjë një vepër shumë të magjishme dhe interesante. Tek vepra e tij përmblidhet e gjithë historia njerëzore, jo vetëm e vendit të tij.Gjejmë tiparin universal luftën e njeriut kundër pushtetit e me radhë. Kadare është një shkrimtar që e meriton Nobelin,  dhe shkruan një gjuhë ballkanike. Do të ishte mirë që Nobeli që prej kohësh ka munguar në Ballkan të jepej për një shkrimtar ballkanas”, shprehet Faye.

 

 

 

 

 

Pin It