India nis ndërtimin e statujës më të madhe në botë, 192 metra e lartë

statuja

India ka filluar ndërtimin e asaj që do të jetë statuja më e madhe në botë, vlera e të cilës arrin në disa milionë dollarë dhe ka ngjallur shumë kritika dhe një peticion.

Kryeministri indian, Narendra Modi vendosi gurin e parë të statujës së Chhatrapati Shivaji, që do të ndërtohet në një zonë pranë brigjeve perëndimorë të Bombeit.

Ajo do të jetë 192 metra e lartë, rreth dy herë sa Statuja e Lirisë në Nju Jork, pesë herë sa ajo e Krishtit në Rio dhe do tejkalojë Budhën gjigant të Tempullit të Pranverës në Kinë që, me 128 metrat lartësi, mban aktualisht rekordin botëror.

Pin It