Investimet, Shqipëria ofron pagat më të ulëta në rajon

Young man holding wallet and counting money, Jersey City, New Jersey, USA

Të punësosh punonjës të kualifikuar në Shqipëri kushton më pak se në vendet e tjera të Ballkanit. Ky është faktori me të cilin Shqipëria konkurron vendet e rajonit në tërheqjen e investimeve të huaja, pasi taksat dhe tatimet janë në nivele të larta dhe të pafavorshme për bizneset e huaja.

Paga minimale në Shqipëri është 157 euro, më e ulëta në rajon, pasi Maqedonia ka një page minimale prej 200 eurosh, Serbia 226 euro, Kosova 170 euro, Bosnja 164 euro dhe Mali i Zi ka pagën minimale më të lartë 288 euro.

Shqipëria gjithashtu është vendi me pagën më të ulët mesatare në rajon me vlerë 357 euro. Ndërsa Mali i Zi ka pagën mesatare më të lartë në rajon 739 euro. Vendet e tjera të rajonit variojnë në vlerat: Maqedonia 530 euro, Serbia 500 euro, Kosova 360 euro dhe Bosnja 424 euro.

Shifrat tregojnë se kostoja e punonjësve në vendin tonë është më e ulët se në vendet e rajonit, gjë që është në interes të investitorëve të huaj. Megjithatëe në Shqipëri mungon fuqia punëtore e kualifikuar dhe certifikuar për detyra të ndryshme në fushën e industrisë (naftë, gaz, TAP etj.) dhe teknologjisë.

Pin It