Gratë në tregun e punës, 27.7 mln euro për arritjen e barazisë gjinore

lajme_barazia_gjinore_almakos_388734625_820521960

Zbatimi i strategjisë katërvjeçare të qeverisë për arritjen e barazisë gjinore do të kushtojë rreth 27.7 milionë euro dhe shteti do të mbulojë 63% të gjithë kostos.

Plani synon përfshirjen më të madhe të grave në fusha të ndryshme, në vendimarrje dhe veçanërisht fuqizimin e grave në tregun e punës. Gjithashtu deri në vitin 2020 synohet reduktimi me 10% i punës së papaguar të grave.

Ndarja e re administrative kërkon rishikim të përfaqësimit të grave në vendimmarrje në masën 30%. Po ashtu duhet punuar për arrritjen e kuotës së përfaqësimit në parlament, e cila aktualisht është 22.9%.

Sipas INSTAT rreth 51.3% e femrave të moshës 15-64 vjeç janë pjesë e forces punëtore, kundrejt 72.2% që zënëe meshkujt. Këta të fundit përbëejnë shumicën si në statusin e të punësuarve ashtu edhe në kategorinë e të vetëpunësuarve. Ndërsa femrat janë 1,3 herë më shumë punonjëse kontribuese në familje.

Rreth 55.5% e fondit do të shkojë pikërisht për “Fuqizimin e grave në tregun e punës”, por ende nuk janë siguruar fondet për përfshirjen e grave në zonat rurale.

Pin It