iPhone-i i gjithi prej xhami

 

Apple planifikon të sjellë një model tërësisht të ri të iPhone-it. Sipas portaleve mbi teknologjinë, si 9to5Mac, gjigandi i teknologjisë do ta rimodelojë tërësisht smartphone -in e tij.

iPhone nuk do të ketë me kasë alumini, por do të jetë i gjithi prej xhami. Kjo do të kompletohet edhe me anët e lakuara me pamje OLED.

Gjithashtu, Apple pritet që të bëjë ndryshime si në pamjen e jashtme ashtu dhe të brendshme të iPhone –it. Për pasojë, iPhone 7, që pritet të prezantohet në Shtator do të ketë një pamje të ngjashme me iPhone 6 / iPhone 6S dhe do të jetë iPhone 8 që do të dalë në 2017 –ën, ai që do të jetë ndryshe.

Kjo nuk është hera e parë që Apple ka përdorur xham në telefonat e saj. Kompania pati reagime mikse kur e përdori këtë material në iPhone 4 dhe iPhone 4S.

 

Pin It