Islami, feja qiellore mbështetur në mesazhet e Allahut

Islam është titulli i fesë qiellore me bazat të mbështetura në mesazhet e Allahut, Zotit të gjithësisë, të kumtuar e të përfaqësuar si dhe të jetuar vetë e të mundësuar edhe për të tjerët për t’u jetuar nga Profeti Muhamed (s.a.s.). Feja islame përbëhet nga konkluzionet besimore-itikadí, praktike-amelí (adhurimet, marrëdhëniet civile, penaliteti) dhe morale-ahlakí.

Ja pra, fe është titulli hyjnor i qenies së Islamit jetë për jetën me të gjitha konkluzionet, ndarjet dhe fakultetet e tij. Nisur nga kjo, quhen të vetëgënjyer ata që e shohin fenë vetëm si identitet të besimit fetar.

Themeli dhe kreu i Islamit është besimi dhe kuptimi. Domethënë të besosh në të vërtetën hyjnore në mënyrë të palëkundur, pa i dhënë mundësi të kundërtës dhe lidhja e zemrës pas të Vërtetës, Zotit. Ndërsa maja dhe kulmi i saj është zbatimi i përgjegjësive me ndjeshmërinë më të lartë sikur ta kishe Zotin para, ta shihje Atë e të shiheshe prej Tij, gjë që quhet në terminologji ihsan, mirësi, si dhe kryerja e çdo akti me bosht fitimin e miratimit dhe pëlqimit të Zotit, gjë që quhet në terminologji ihlas, principialitet dhe sinqeritet.

Institucionaliteti fetar: Është shndërrimi i besimit fetar dhe fesë në jetë, pra, përfaqësimi dhe zbatimi në jetë. Besimtari i fesë islame quhet muslim, musliman dhe nënkupton njeriun i cili u është dorëzuar dhe nënshtruar mesazheve të Islamit, i cili përfaqëson qetësinë, paqtimin, suksesin dhe shpëtimin. Këtë emër, besimtarit islam ia ka dhënë Allahu i Lartë në Kuran: “…Ai ju ka quajtur juve myslimanë qysh më parë (në Shkrimet e Shenjta) dhe në këtë (Kuran)..” (Haxh, 22/78)

Besimtari: Fjala mu’min (besimtar) do të thotë njeri i besueshëm, me personalitet të shëndoshë, që jep siguri, që i beson Allahut dhe e vërteton Atë, që e pohon besimin me ndërgjegje dhe e ndjen me zemër. Me kuptimin e vet të posaçëm, është njeriu që i beson fesë së Allahut të përcjellë nga Profeti Muhamed (s.a.s.) dhe që e vërteton këtë fe. Megjithëse emërtimet mu’min dhe muslim kanë dallime nuancash kuptimore mes tyre, përdoren në vend të njëri-tjetrit.

Pin It